Kryeministri spanjoll goditet nga një 17 vjeçar(VIDEO)

0

Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj, u sulmua në rrugë gjatë një takimi elektoral në Pontevedra, qytet në rajonin verior të Galicisë.

Një 17-vjeçar iu afrua kreut të qeverisë dhe e goditi me pëllëmbë në fytyrë. Më pas i riu u përplas me një pjesëtar të sigurisë, para se të ndalohej nga agjentët e tjerë.

Sipas medieve vendase, adoleshenti iu afrua kryeministrit me pretekstin për të bërë një foto, por e qëlloi duke ia thyer syzet.

Të dielën spanjollët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 350 anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe shumicën e Senatit (208 nga 266 pjesëtarë).

https://www.youtube.com/watch?v=dJVlKS7fE20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here