Kryeministri serb Vuçiq arrin në Tiranë

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti në Tiranë, rreth orës 11.00 dhe aktualisht po zhvillohet ceremonia e mirëseardhjejes në Pallatin e Brigadave. Vizita e tij ka bllokuar pjesën më të madhe të segmenteve kryesore të kryeqytetit.

Ceremonia e mirëseardhjes do të pasohet me një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të vijuar pas orës 12.00 me takimin mes delegacioneve.

Rreth orës 13.00 është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave.

Vuçiç do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe rreth orës 16.00 do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, e më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Në agjendë është paraparë edhe një darkë zyrtare mes dy delegacioneve.

Të enjten, kryeministri Vuçiç do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se kryeministri serb do të shoqërohet në këtë vizitë nga disa anëtarë të kabinetit të tij që kanë lidhje me ekonominë dhe disa gazetarë të mediave publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here