Kryeministri Rama takon sot në Bruksel sekretarin amerikan Blinken

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili po shoqëron presidenti e SHBA në turin e tij në Europë do të takohet edhe me kryeministrin Rama.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë këtë të dielë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 17:30 në Bruksel. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për vendin tonë, kur në muajin e ardhshëm pritet vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Zhvillimet e fundit politike mes Shqipërisë dhe SHBA, kur vetëm 1 muaj më parë DASH vendosi të shpallë “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa zyrtarë të korruptar të Bullgarisë.

Lajmin e bën me dije DASH, përmes një njoftimi ku thuhet se takimi do të mbahet sot në Bruksel.

Së fundmi, presidenti Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për të ndëshkuar ato zyrtarë apo ish-zyrtarë që destabilizojnë Ballkanin, duke përfshirë në mënyrë eksplicide dhe Shqipërinë. Atyre sipas këtij urdhri ekzekutiv do t’u sekuestrohet pasuria dhe që njihen se janë përfshirë në aferat korruptive.

Axhenda e Sekretarit Antony J. Blinken

Sekretari Blinken shoqëron Presidentin Biden gjatë udhëtimit në CornWall, Mbretëria e Bashkuar; Bruksel, Belgjikë; dhe Gjenevë, Zvicër.

17:30 pasdite Sekretari Lokal Blinken takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel, Belgjikë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here