Kryeministri përmend një mori investimesh në fabrika për trajtimin e ujërave të zeza

0

PRISHTINË, 23 SHKURT – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke marr pjesë pjesë në takimin regjional të Rregullatorëve të Ujit, në Prishtinë ka njoftuar se së shpejti do të investohet në liqenin e Batllavës dhe të Badovcit, me qëllim të evitimit të ujërave të zeza dhe ujërave të tjera ndotëse, dhe se përveç marrëveshjeve për financim të fabrikave për trajtim të ujërave të zeza në Skenderaj, Prizren e Gjakovë, do të sigurohet financim për fabrikën e trajtimit të ujërave në Pejë, për ta mbuluar pellgun e Drinit të Bardhë si dhe për Prishtinën, Ferizajn, Gjilanin dhe Mitrovicën. “Kosova ka arritur reforma të suksesshme në kompanitë të cilat merren me menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve për ujëra. Qeveria e Kosovës do të punojë që të siguroj nga donatorët financim të një studimi gjithëpërfshirës për menaxhimin e ujërave për një periudhë afatgjate. Duhet të shohim mundësitë më të volitshme të krijimit liqeneve të nevojshme për t’u ballafaquar me kërkesat e qytetarëve dhe për të ofruar ujë të pijshëm 24 orë”, ka thënë kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here