Kryeministri ndihet i ofenduar nga Ramush Haradinaj, thotë se mund të ia kthej me një gjuhë edhe më të keqe

0

Kryeministri Isa Mustafa del të jetë ndjerë i ofenduar nga gjuha që ka përdorë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në intervistën në RTV 21 në “Argument Plus”. Haradinaj duke u përgjigjur në adresimet e mëhershme të Mustafës rreth “kazinove” e “kumarhaneve” me të cilat në mënyrë indirekte e ndërlidhte AAK-në, ka thënë se nëse është dikush i ndërlidhur me biznese të paligjshme është familja e kryeministrit. E ka përmendur direkt djalin e Isa Mustafës. Kjo duket qartë se e ka prekur keq kryeministrin. Në një postim të tij në “Facebook”, sot që me mëngjes Mustafa i ka vlerësuar këto adresime të Haradinajt si ofendime që nuk përkojnë me ata që përfaqësojnë “kulla e trimëri”. “Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Më poshtë mund ta lexoni komplet postimin e kryeministrit Mustafa në “Facebook”

“Nuk dëshiroj të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ne liderët nuk jemi të vetëm. Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë. Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre. Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj. Ai mund të pretendoj të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdorë. Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here