Kryeministri Mustafa:FAK shkon në Veri të Kosovës vetëm me marrëveshje të NATO-s

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur sot edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Mustafa lajmëroi se Projektligji për themelimin e FAK-ut është gati dhe pritet vetëm sigurimi i 2/3 e votave të deputetëve dhe ndryshimeve kushtetuese.

Por, Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkojnë në veri të vendit pa pasur një marrëveshje me Aleancën Veri-Atlantike, NATO-n, raporton KP.

Ndërsa, sa i përket kthimit të Listës Srpska në institucione, Mustafa bëri të ditur se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar biseda tri herë me përfaqësuesit serb, por, akoma nuk po e kupton vonesën e kthimit të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here