Kryeministri Mustafa, pritje për Leze Qenën, në 80 vjetorin e lindjes së saj

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka pritur sot në takim artisten e mirënjohur të Kosovës, Leze Qena, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së saj. Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Mustafa ka shprehur vlerësimin dhe konsideratat më të larta për punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Leze Qena ka dhënë dhe po vazhdon të japë për artin dhe kulturën në Kosovë. “Kryeministri çmoi rëndësinë që kanë për Kosovën vlerat kulmore artistike dhe kulturore të kultivuara nga Leze Qena dhe një plejadë e tërë artistësh kosovarë, me dekada të tëra”, është theksuar në njoftim. “Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin dhe avancimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të përkrahjes së gjithanshme për artistët dhe njerëzit e kulturës në Kosovë”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here