Kryeministri Mustafa, priti kongresmenin amerikan, Dana Rohrabacher

0

Kryeministri Mustafa, priti sot në një takim kongresmenin amerikan, Dana Rohrabacher. Gjatë takimit, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, kryeministri Mustafa i njoftoi ata për progresin në Kosovë, ndërkohë që i ka theksuar prioritetet e Programit Qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe agjendën integruese euroatlantike e reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës, në të gjitha fushat.
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme për Kosovën.
Gjatë takimit, kongresmeni Rohrabacher u interesua edhe për progresin në zhvillimin ekonomik, në fushën e energjetikës si dhe në shëndetësi.
Kryeministri Mustafa dhe kongresmeni Rohrabacher biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here