Kryeministri Mustafa premton investime në infrastrukturën e Novobërdos

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Komunën e Novobërdës, ku u takua me kryetarin Svetislav Ivanoviq dhe udhëheqësit e tjerë komunalë.
Pas takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi se me udhëheqësit e Komunës së Novobërdës ka zhvilluar një bisedë të afërt lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet kjo Komunë, duke shprehur përkrahje për zgjidhjen e tyre.

“Jemi të interesuar që të investojmë, të ndërtojmë infrastrukturën, veçmas në ato fshatra të cilat kanë mbetura të palidhura dhe të cilat për një kohë të gjatë nuk kanë pasur investime. Po ashtu të përkrahim personelin e Komunës, në mënyrë që të kompletohet në harmoni me kërkesat të cilat i kanë qytetarët”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se do të merret parasysh edhe zgjidhja e çështjes së ujit në Novobërdë.
Lidhur me miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, kryeminsitri Isa Mustafa tha se kjo është një e arritur e madhe, por edhe një përgjegjësi që Kosova e merr tani karshi Bashkimit Evropian. “Është me rëndësi që është Marrëveshje e cila mundëson marrëdhëniet e para kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe ne do të jemi të përkushtuar që t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Do të punojmë pas kësaj shumë që t’i përmbushim kriteret teknike sa i përket finalizimit të vizave si hap të dytë dhe, poashtu jemi të interesuar që të aplikojmë që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës”, tha kryeministri Mustafa duke veçuar rolin e Këshillit të Evropës sa i përket të drejtave të komuniteteve, demokracisë lokale dhe asaj të përgjithshme, por edhe sa i përket vlerave demokratike që janë ndërtuar në vendet të cilat mbulohen nga Bashkimi Evropian dhe të cilat aderojnë në Këshillin e Evropës.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, e falënderoi kryeministrin për vizitën në Novobërdë. Ai tha se gjatë vizitës është biseduar për problemet aktuale, siç është infrastruktura dhe problemet e tjera, me të cilat përballet popullsia këtu dhe se ka marrë garanci se Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin Mustafa dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, do të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve të Komunës së Novobërdës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here