Kryeministri Mustafa polemizon me një vajzë të vogël me origjinë nga Malisheva

0

“Trimëria nuk lidhet me gjini” është një ndër mesazhet e shumta që u vendosen sot në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë dhe në shtyllat elektrike që ndodhen pranë kësaj ndërtese.

Këto mesazhe, të cilat ishin të shkruara në disa peceta të ciklit menstrual, i vendosi aktivistja për barazi gjinore Elona Kastrati dhe me anë të tyre ajo dëshiron t’i bëjë thirrje kreut të Qeverisë, Isa Mustafa, që të mos i diskriminojë gratë me fjalë patriarkale.

E gjithë kjo ka ardhur pas disa deklaratave të Mustafës, me anë të të cilave Kastrati pretendon se ka bërë diskriminim gjinor.

“Mendoj që është përgjegjësi shtetërore që mos t’i diskriminojë gratë dhe vajzat me fjalë patriarkale, për këtë është ky aksion… për shkak të një fjale të Isa Mustafës: ‘Eja me burra, lërini gratë në shtëpi. Tregohuni burrë me trimëri’. Unë mendoj që ai e ka sadopak njëfarë përgjegjësie të mos i thotë këto fjalë dhe të mos e diskriminojë gjysmën e popullit që janë gra dhe vajza”, tha Kastrati.

Kështu, me këtë aksion, Elona mendon se i ka prekur shumicën e njerëzve dhe me anë të kësaj do ta vetëdijesojë sadopak të parin e Qeverisë dhe gjithë popullin kosovar të mos bëjnë dallime të tilla gjinore.

“Këto janë çështje për të drejtat e vajzave dhe të grave dhe mendoj që është mënyra më provokonte dhe se do i prekë shumicën e njerëzve. Përderisa i vendosa këtu, i pashë disa persona që i shikuan e i lexuan, të interesuar”, tha Kastrati.

Ky nuk është aksioni i parë i ndërmarrë nga ana e saj për mosdiskriminimin e gjinisë femërore. Meqë ajo jeton në Gjermani, për 8 Mars, kishte dalë edhe në qytetin e Karlsruhes të këtij shtetit duke shpërndarë peceta të tilla me thënie feministe.

isa-mustafa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here