Kryeministri Mustafa paralajmëron takim të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë në prill

0

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë me dije sot se planifikohet që gjatë prillit të mbahet një takim i formatit të atij të djeshëm me Qeverinë e Shqipërisë, edhe me Qeverinë e Maqedonisë. “I kemi shpërndarë çështjet e interesit për të cilat e kemi edhe iniciativën për disa çështje nga Qeveria maqedonase. Do të bëjmë përpjekje që edhe ne t’i konkretizojmë propozimet dhe orientimet tona në një periudhë shumë të shkurtër dhe do ta harmonizojmë që takimi mundësisht të mbahet gjatë muajit prill, në të cilin poashtu do të merremi vesh për çështjet e caktuara, të cilat do ta lehtësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin në fushat tjera me Maqedoninë”, ka thënë kryeministri. Duke folur për mbledhjen e përbashkët, për marrëveshjet, memorandumet dhe aktet tjera të cilat u nënshkruan me Qeverinë e Shqipërisë kryeministri Mustafa, i ka vlerësuar tepër të rëndësishme ato. “Vlerësoj poashtu një qasje shumë pozitive të anëtarëve të Qeverisë, por edhe gjithë stafit tonë përcjellës në përgatitjen e kësaj mbledhjeje të përbashkët. Vlerësoj mikpritjen që hasëm në Shqipëri dhe organizimin e Qeverisë shqiptare. Askush nga ne dhe as nga opinioni, nuk ka arsye që të dyshojë në rezultatet dhe sukseset që ne do t’i arrijmë në të ardhmen në implementimin e këtyre marrëveshjeve. Takimin e djeshëm e konsideroj si takim të thellë punues, si një takim të një përkushtimi tonë, që bashkërisht t’i kapërcejmë problemet me të cilat po ballafaqohet edhe Shqipëria edhe Kosova, në zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor, në çështjet e sigurisë dhe këto janë çështjet që neve na lehtësojnë punën në të ardhmen dhe poashtu aktivitetin e bizneseve dhe qarkullimin e qytetarëve tanë”, ka theksuar kryeministri Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here