Kryeministri Mustafa në nderim të heroit Zahir Pajaziti

0

PRISHTINË, 31 JANAR – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 18 vjetorit të rënjes së heroit Zahir Pajaziti ka bërë homazhe sot në orët e mengjësit tek shtatorja e tij, në qendër të Prishtinës. Heroi Pajaziti 18 vjetë më parë kishte rënë në një pritë të forcave serbe me bashkluftëtarët e tij Edomond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. “Zahir Pajaziti ishte ndër të parët në lëvizjen për çlirim të Kosovës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm”, ka thënë kryeministri Mustafa pas homazheve. “Ai la pas vetes një trashëgimi të madhe, la djem dhe vajza të cilët vazhduan të luftojnë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe kjo që kemi sot është kontribut, është vepër e heronjve tanë, e gjithë atyre që nuk kursyen asgjë për pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here