Kryeministri Mustafa i quan Jasharajt simbol të rezistencës dhe paqes

0

PRISHTINË, 17 SHKURT – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në shoqëri të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe sot para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, në kuadër të kremtimeve për shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Sot, në këtë ditë të pavarësisë, në përvjetorin e madh, jemi së bashku me Presidenten për t’u bërë nderimet luftëtarëve të lirisë, Familjes Jashari, simbolit të rezistencës. Një familje e cila dha shumë për lirinë, pavarësinë, e cila mbetet simbol jo vetëm i lirisë dhe i rezistencës, por edhe simbol i paqes”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa. Ai në shoqri të të njëjtëve ka bërë homazhe sot edhe para varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë. “Në këtë ditë të madhe, në këtë shtatë vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, me Presidenten, me kabinetin qeveritar i bëmë nderime Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, njeriut i cili i vuri themelet e pavarësisë të kësaj Republike, i cili me përkushtim shumë të madh punoi gjatë tërë jetës së tij që Kosova të bëhet shtet i pavarur, që populli i Kosovës të gëzojë lirinë dhe punoi për këtë vend”, ka deklaruar ai pas homazheve. “Ne e vlerësojmë shumë veprën e tij, e vlerësojmë kontributin e tij dhe kjo na bën që të punojmë edhe më tutje në mënyrë që të krijojmë kushte për qytetarët tanë, të krijojmë kushte që ky shtet të funksionojë mirë, që të ndërtojmë një shtet të fortë, një shtet demokratik dhe një shtet me të cilin do të mburremi të gjithë, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare”, ka vequar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here