Kryeministri Mustafa falenderon NATO-në

0

“Dëshiroj që sot, pas 16 viteve, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, të shpreh mirënjohjen tonë të madhe dhe të thellë për vendet anëtare të NATO-s dhe të them se 24 marsi shënon fillimin e fundit të luftës së Kosovës dhe fillimin e lirisë së vendit tonë”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “16 vjet pas, Kosovën ne e përjetojmë si vend të lirë, sovran dhe të pavarur dhe vend, i cili synon të integrohet në Bashkimin Evropian. Dëshiroj që veçmas të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë të vendit tonë për një kontribut të madh në mbrojtjen e civilëve dhe në mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe në përkrahjen dhe ndihmën që i dhanë lirisë dhe pavarësisë”, ka theksuar kryeministri Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here