Kryeministri Mustafa e priti shefin e UNHCR-it

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim shefin e misionit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë, N L Narasimha Rao.

Kryeministri Mustafa e njoftoi shefin e UNHCR-it për progresin në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve për ri-integrim të plotë të të kthyerve, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e UNHCR-së, në këtë drejtim.

Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, N L Narasimha Rao, e falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për pritjen si dhe për bashkëpunimin e ofruar.

Rao foli edhe për rëndësinë e kornizës ligjore për të kthyerit, duke e vlerësuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, në këtë aspekt.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për krizën aktuale të refugjatëve në rajon dhe Evropë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here