Kryeministri Mustafa e mirëpret miratimin e propozimit për MSA nga KE

0

Kryeministri Isa Mustafa në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka mirëpritur miratimin e propozimit për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian. “Ky vendim sot është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt nënshkrimit të MSA-së, si mekanizëm kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Sot, Qeveria e Republikës se Kosovës, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të lartë, për të gjithë partnerët e Kosovës, për Bashkimin Evropian, për qeveritë e vendeve anëtare, për përkrahjen e tyre që Kosova të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane”, është shprehur Mustafa. “Me këtë rast, Qeveria e Kosovës zotohet se do të jetë partnere serioze në këtë udhëtim të përbashkët, të mbështetur në vlerat evropiane, dhe se do të kryejë me përkushtim dhe përgjegjësi të gjitha detyrat dhe obligimet, me synimin e plotësimit dhe zbatimit të të gjitha kritereve që kërkon ky vizion madhor për vendin tonë”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here