Kryeministri Mustafa: Dita e Bajramit-festë që na bashkon

0
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Fitër – Bajramit, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
“Ne erdhëm sot të vizitojmë Bashkësinë Islame, t’i urojmë myftiut dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, por edhe të gjithë besimtarëve islamë Ditën e Bajramit. Një ditë që është shumë e rëndësishme për ne të gjithë, sepse është një ditë e cila na bashkon edhe në familje, na bashkon edhe me miqtë, na bashkon edhe me të gjithë të tjerët që nuk kemi mundësi që t’i shohim dhe t’i vizitojmë shpesh, por edhe na përkujton me faktin se ne duhet të zhvillojmë solidaritetin, duhet të zhvillojmë tolerancën, duhet të punojmë bashkërisht për të mirën e njerëzimit”, tha kryeministri Mustafa.
Duke vlerësuar punën që Bashkësia Islame po bën në edukimin e popullatës dhe në aktivitetin e përditshëm për të zhvilluar paqen e mirëkuptimin, jo vetëm në Kosovë por në tërë botën, kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin që të punohet bashkërisht për thellimin e këtyre vlera dhe që të punohet në interes të njerëzimit dhe në interes të paqes.
Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.
17_07_15_131397_ZKM-03-v

Prapa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here