Kryeministri Kurti së bashku me kryeministrin Plenkoviq vizituan të lënduarit në Sllavonski Brod

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ai është mirëpritur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Së bashku, ata kanë vizituar spitalin e Slavonski Brodit, ku ishin vendosur të lënduarit në aksidentin e autobusit këtë mëngjes. Për këtë po raporton edhe televizioni kroat HRT.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Slavonski Brod. Ai po viziton udhëtarët e dëmtuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.”, thueht në një postim të HRT-së në Tëitter.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Autobusi ishte i mbushur me bashëkatdhetarë të cilët po ktheheshin në vendlindje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur ditë zie të hënën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here