Kryeministri Kurti komunikim me ushtarët e Kosovës në mision paqëruajtës

0
Kryeministri Albin Kurti ka bërë një komunikim me ushtarët e Kosovës që gjenden në mision pçaqëruajtës në Lindjen e Mesme.
Ja njoftimi i tij:
“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonelin Ejup Maqedonci, komunikuam virtualisht me kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është duke i shërbyer paqes dhe sigurisë globale, në kuadër të operacionit shumëkombësh “Inherent Resolve”, në Lindjen e Mesme.
Nga oficerët dhe nënoficerët tanë, që janë duke operuar në kuadër të njësive të ushtrisë amerikane, major Mentor Ibrahimi, kapiten Kreshnik Haxhiu, toger Dhurim Shemsedini, tetar Hyjnor Lajqi, ushtar i klasit të parë, Mehmet Mehmeti, u njoftova për detyrat dhe angazhimet e tyre atje.
Ishte mbresëlënës dhe i admirueshëm motivi i lartë i ushtarakëve të FSK-së, për të përfaqësuar në nivelin më të lartë ushtrinë tonë dhe Republikën e Kosovës.
Ushtarakët tanë thanë se janë krenarë me besimin që u është dhënë për të shërbyer si pjesëtarë të misionit paqeruajtës dhe u shprehën të kënaqur me mbështetjen e Qeverisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta.
Rastisi që sot të kishte ditëlindjen toger Dhurim Shemsedini. I urova ditëlindjen dhe i sigurova të gjithë ushtarakët se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta mbështesin misionin e tyre dhe përgatitjen e ekipeve të tjera të FSK-së, për të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë.
Bashkë, për një Kosovë të aftë për të kontribuar për paqe dhe siguri në botë!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here