Kryeministri kërkon nga AUV sqarime rreth cilësisë së grurit dhe kërkon komision verifikimi

0

 

PRISHTINË, 20 SHKURT – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) dhe ka kërkuar sqarime në lidhje me raportimet mbi cilësinë e grurit dhe mbi nivelin e kontrollit si në kufi ashtu edhe në depot në vend, ka bërë me dije Zyra e kryeministrit Mustafa. “Kryeministri Mustafa kërkoi nga drejtori i AUV-së që menjëherë të themelohet një komision i pavarur me profesionistë, të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur”, ka saktësuar infoirmata. “Mostrat duhet të dërgohen në institute kredibile shkencore në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që të sqarohen dyshimet e ngritura dhe të sigurohemi që qytetarët e Republikës së Kosovës konsumojnë produkte të cilësisë më të mirë dhe të pranueshme me standardet ndërkombëtare.”, është kërkuar nga kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri sipas këtij njoftimi ka kërkuar informacion nga Administrata Doganore e Kosovës për mënyrën dhe procedurat e importimit të drithërave të importuara. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmerr masa të domosdoshme që të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve për ushqimet, si dhe masa tjera ndaj çdo organi që shkelë këto procedura”, ka tërhequr vërejtjen kryeministri Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here