Kryeministri izraelit dhe gruaja e tij akuzohen për ryshfet

0

Policia e Izraelit ka rekomanduar që të ngritet aktakuzë kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të dyshimeve të bazuara për marrje të ryshfetit. Autoritetet thanë se kanë dëshmi të mjaftueshme për ta akuzuar kryeministrin dhe gruan e tij, Saran, për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të besimit të dhënë.

Hetimi i gjatë ndaj kryeministrit është i përqendruar në dyshimet për ndryshim të rregullave në favor të kompanisë së telekomunikimit, “Bezeq”, si shkëmbim për publikim të lajmeve pozitive për pushtetin e tij në faqen e lajmeve “Walla”, e cila është në pronësi të kompanisë “Bezeq”.

Policia edhe më herët ka rekomanduar që Netanyahu të akuzohet edhe për dy raste tjera të korrupsionit. Në njërin rast, ai dyshohet se ka marrë dhurata të vlefshme në vlerën e 300 mijë dollarëve nga shefat e pasur të kompanive të ndryshme, ndërsa në rastin tjetër, ai dyshohet se e ka ndryshuar legjislacionin për medie në favor të një gazete, në mënyrë që ajo të propagandojë lajme pozitive për të.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se këto akuza janë të organizuara dhe të orkestruara nga disa medie që po bëjnë “gjueti shtrigash” kundër tij. Në një deklaratë, ai tha se policia po jep rekomandime pa bazë ligjore. “Këto rekomandime të policisë për mua dhe gruan time nuk e befasojnë askë. Ato ishin të përgatitura ende pa filluar hetimi”, thuhet në deklaratë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here