Kryeministri Isa Mustafa uron Federatën e Basketbollit të Kosovës

0

Përmes një postimi në faqen e rrjetit social “facebook”,kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar Federatën e Basketobollit të Kosovës për pranim në Federatën Ndërkombëtare të Bassketbollit.Ja postimi i kryeministrit për këtë ngjarje:

“Pranimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit është një lajm i gëzueshëm dhe i shumëpritur për të gjithë sportistët, sportdashësit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova, kështu, ngadalë por sigurt po bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare.
I uroj Federatës së Basketbollit të Kosovës këtë arritje të madhe dhe të merituar!”
Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here