Kryeministri i ri grek jo fort miqësor me Kosovën dhe shqiptarët

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras nuk është treguar fort miqësor me Kosovën dhe shqiptarët përgjithësisht. Index al, ka publikuar sot një deklaratë të tij gjatë vizitës së fundit që ka patur në Beograd ku ai flet për zhvillimet që ndërlidhen me Kosovën dhe shqiptarët. “Është e nevojshme të gjejmë një zgjedhje të pranueshme për të dyja palët. Ne besojmë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Bashkimi Evropian duhet të merret me trajtimin e shovenizmit nacionalist në Ballkan. Shovenizmi nacionalist po rritet dita ditës në Maqedoni, ku disa po i bëjnë rezistencë zgjidhjes së çështjes së emrit. Shovinizmi po rritet edhe në Shqipëri, ku vihet re rritja e urrejtjes për kombet që i rrethojnë”, ka thënë ndër të tjera Tspiras gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here