Kryeministri i Kosovës përshëndet vendimin e SBASHK-ut për rifillimin e procesit mësimor në Kosovë

0

Vendimin e SBASHK-ut për rifillimin dhe stabilizimin e mësimit të mesëm dhe fillor në Kosovë prej ditës së hënë e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.Në një pronocim në rrjetin social Facebook Kryeministri i Kosovës premton se të gjitha gabimet e bëra në llogaritjen e periudhës së përvojës së punës do të përmirësohen në muajin e ardhshëm.Ja postimi i plotë i Kryeministrit:

“Qeveria e mirepret vendimin e SBASHK-ut per te normalizuar mesimin nga dita e neserme. Do te ndermirren te gjitha veprimet per te korrigjuar ndonje leshim qe ka mundur te rrjedh ne listat e pagave te muajit prill. Krahas kesaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administrates Publike do te pergatisin listat e pagave per muajin e ardhshem me shtesen per pervoje per cdo vit prej 0.5% per te gjithe te punesuarit, qe marrin paga nga Buxheti i Kosoves”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here