Kryeministri i Kosovës në Tiranë,mbledhja e përbashkët e dy Qeverive më 23 mars në Tiranë

0

Mustafa e Rama bënë me dije se mbledhja e ardhme e përbashkët mes dy vendeve do të mbahet më 23 mars në Tiranë, ku do të merren disa hapa për heqje e procedurave që pengojnë bashkëpunimin.

“Diskutuam për ecurinë e pregatitjeve në mbledhjen e dytë të përbashkët që do të mbahet në 23 mars në Tiranë. Do të bëjmë një sërë hapash për të hequr një sërë procedurash që e pengojnë bashkëveprimin ekonomik të biznesit dhe mes dy vendeve”,- tha Rama ndërsa me herët bëri me dije se me qeverinë e re të Kosovës do të vazhdojmë të hedhim më tutje hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe bashkimit tonë kombëtar në rrugën e Bashkimit Europian.

Rama nuk ka harruar ti shprehë Kryeministrit të qeverisë së Kosovës mirënjohjen për solidaritetin e treguar nga ana e kësaj qeverie ndaj njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë. Më tej, në emër të qeverisë së Shqipërisë, Rama përshëndeti udhëheqësit e derirtanishmë në fuqizimin e Kosovës dhe punën e bërë për konsolidimin e sistemit gjyqësor. “Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë të shkëlqyera dhe vëllazërore. Partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është një instrument themeltar që përcakton rolin e faktorit shqiptar në rajon. Të gjitha këto sëbashku janë problematika që trajtohen brenda kuadrit të ambicies së përbashkët të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë për tu bërë pjesë e familjes evropiane”,- tha Rama. Ai bëri me dije se do të vijojnë përpjekjtet intensive për të treguar se sot Europa ka nevojë për shqiptarët po aq sa shqiptarët ka nevojë për Europën.

Nga ana e ij, ministri Isa Mustafa, tregoi mirënjohje për mbështetjen që Kosova ka pasur nga qeveria dhe populli shqiptar.

“Mendoj se kjo ka qenë tepër e veçantë për konsolidimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe që ne të bëhemi pjesë e politikave botërore e që bashkarisht të marrim pjesë në ndërtimin e projekteve të veçanta siç është bashkëpunimi strategjik në pikat kufitare”,- deklaroi Mustafa.

Duke thënë se po ndërtojmë marrëdhënie të drejtpërdrejta në fushën e ekonomisë, ai shtoi se kemi nevojë të punojmë bashkë në projekte të tjera në ekonomi, energjitikë, infrastrukturë, të cilat, sipas Mustafës, do të ndihmojnë dy vendet të ndërlidhen edhe me vende të tjera në regjion. “Çmojmë përkrahjen e veçantë për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera si dhe përkrahjen tuaj në anëtarësimin tonë në komisionet shumëkombëshe. Këtë bashkëpunim ta tregojmë edhe më tutje”,- u shpreh Mustafa.

Për herë të parë si kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi sot zyrtarisht Tiranën.

Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ndodhen në një konferencë të përbashkët.

“Diskutuam për ecurinë mes dy vendeve për organizimin e mbledhjes së dytë të përbashkët e cila do të mbahet më 23 mars 2015 këtu në Tiranë dhe projektimi i objektivave të reja në të ardhmen”, theksoi Rama.

Në vizitën e tij të parë zyrtare, Mustafa shoqërohet nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Mustafa dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojnë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here