Kryeministri i Hungarisë e fton BE-në, që t’i japë 3 miliard euro për sirianët

0

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i ka thirrje sot Bashkimit Europian, që t’i japë 3 miliard euro ndihmë financiare sirianëve që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile.

“Duke mbështetur Turqinë, Libanin dhe Jordaninë me një paketë të tillë, do t’i jepnim fund emigrimit masiv në Europë”, ka thënë kryeministri hungarez.

Lajme të shumta janë publikuar për krizën e emigrantëve në Hungari, ku deri tani është përballur me 150 mijë refugjatë që kanë kaluar kufijtë. Më përpara qeveria hungareze ka deklaruar se duke nisur nga java tjetër,  emigrantët që hyjnë në mënyrë ilegale në vendin e tyre do të arrestohen.

Ndërkohë, protesta të shumta priten gjatë ditës së shtunë në disa vende të Europës, në mbështetje të emigrantëve.

Sipas BBC-së, dhjetëra mijëra njerëz priten të marrin pjesë në një “ditë aksioni” në disa vende. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe një grusht njerëzish që janë kundër emigrantëve.

Ndërsa, Gjermania ka njoftuar se 4 mijë trupa janë vënë në gadishmëri për të përballuar fluksin e madh të emigrantëve. Zyrtarët thonë se 40 mijë njerëz priten të arrijnë në jug të Gjermanisë këtë fundjavë – dyfishi i javës së kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here