Kryeministri grek Alexis Tsipras kërkon nga Gjermania dëmshpërblim të luftës së dytë botërore në vlerë prej 162 miliard euro

0

Alexis Tsipras kryeministri i ri grek,ka kërkuar të dielën nga shteti gjerman si obligim “moral” dhe “historik” 162 miliard euro në formë të dëmshpërblimit për dëmet e luftës dhe hua e detyruar.Një kërkese të tillë Gjermania i është përgjigjur negativisht edhe në të kaluarën.”Gjermania ka një obligim moral dhe historik ndaj popullit grek dhe ndaj popujve të Evropës të cilët e luftuan nazizmin në luftën e dytë botërore,derdhën gjakun dhe për këtë duhet të paguaj dëmshpërblim të luftës”.-ka thënë në Parlamentin grek kryeministri i posazgjedhur Alexis Tsipras.

Kërkesa e dëmshpërblimit të luftës,sipas Alexis Tsipras,”kushton” rreth  162 miliard euro,e vlerësuar sa gjysma e borgjeve publike që ka Greqia për momentin.

Nuk është hera e parë që një “borgj” i tillë kërkohet nga Greqia,por që Gjermania e ka refuzuar kategorikisht nën pretekstin se kjo nuk ka baza juridike 70 vjet pas luftës së dytë botërore.Qeveria gjermane mendon se çështja e pagesave të reparacioneve ka marrë përgjigje përfundimtare. Një konferencë e parë për këtë u zhvillua më 1945 në Paris. Grekëve iu dha një pjesë në përqindje nga shuma e reparacioneve gjermane për Luftën e Dytë Botërore. Greqia mori përfitime në natyrë, që kapin vlerën e sotme prej dy miliardë dollarësh.

0,,18220767_303,00

Në konferencën e borxheve të Londrës të vitit 1953, fuqitë perëndimore e spostuan rregullimin e kërkesave për reparacione të tjera deri në lidhjen e një marrëveshjeje paqeje. Veç kësaj ata bënë një falje borxhesh për Gjermaninë. Por një marrëveshje zyrtare paqeje midis Gjermanisë dhe Fuqive Fituese nuk u nënshkrua kurrë. Në vend të kësaj, në vitin 1990 hyri në fuqi e ashtuquajtura “Marrëveshje-dy-plus-katër” për bashkimin e Gjermanisë, e cila u pranua edhe nga Greqia dhe e cila nuk parashikon pagesa reparacionesh të tjera.

Tema e reparacioneve ka fituar forcë shpërthyese që prej shpërthimit të krizës së borxheve në Greqi. Në vitin 2010 Athinës iu desh t’i kërkojë ndihmë BE, për të shmangur falimentimin e shtetit. Edhe Gjermania i ka dhënë që atëherë hua Greqisë rreth 65 miliardë euro.

Kryeministri i Greqisë, Tsipras ka ngulur herë pas here këmbë që kur ishte në opozitë që në këto borxhe të llogariten edhe pagesat e reparacioneve të Greqisë. Disa juristëve në Greqi ky model u duket i përshtatshëm. Kjo në një kohë kur ata llogarisin para së gjithash kthimin e huasë së detyruar nga koha e pushtimit — negociata të reja 70 vjet pas fundit të luftës shumica e ekspertëve i konsiderojnë të përjashtuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here