Kryeministri e inkurajon kryeprokurorin Lumezi të punojë pa ndikime politike

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka pritur sot në takim pune kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Në këtë takim kryeprokurori Lumezi e njoftoi kryeministrin Mustafa me sfidat me te cilat po ballafaqohet dhe synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit “që kanë për qëllim të vetëm rritjen e efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit”. Kryeprokurori Lumezi mori përkrahje nga kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, duke e inkurajuar që të punojë pa ndikime politike, pasi që Prokurori i Shtetit, është dhe duhet të jetë institucion i pavarur. Kryeministri Mustafa i premtoi kryeprokurorit Lumezi, se Qeveria do ta përkrahë maksimalisht, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe nga infiltrimi politik, pasiqë siq ka thënë “dëshirojmë që së bashku t’i realizojmë detyrat tona sa i përket zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit ligjor, dhe luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Kryeprokurori Lumezi, e ka pritur sot nė takim pune edhe drejtorin e Institutit Gjyqėsor tė Kosovės, Lavdim Krasniqin. Lumezi dhe Krasniqi, kanė biseduar pėr vazhdimin e bashkėpunimit nė mes tė Prokurorit tė Shtetit dhe Institutit Gjyqėsor tė Kosovės.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here