Kryeministri dhe kryeimami zotohen për bashkëpunim

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka pritur në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa i ka njoftuar me prioritetet e Qeverisë dhe fokusimin për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve të gjithmbarshme në Republikën e Kosovës. Kryeministri e ka vlerësuar rolin konstruktiv të komuniteteve fetare në Kosovë në proceset demokratizuese si dhe për tolerancën ndër fetare që ka karakterizuar gjithmonë Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën, duke i ofruar bashkëpunimin e Bashkësisë Islame për realizimin e objektivave zhvillimore të Qeverisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here