Kryeministri dëshmon pafuqinë: Synojmë vaksinimin e 60 përqind të popullatës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi kanë vizituar sot sallën “1 tetori” në Prishtinë, ku ka rinisur procesi i vaksinimit.

Kurti ka thënë se sasia e dozave të vaksinës Pfizer që ka arritur është shpresëdhënëse.

“Teksa jemi duke punuar çdo ditë të zvogëlojmë pandeminë, kjo sasi e parë e vaksinave Pfizer të dërguar nga BE përveç që është shpresëdhënëse na bënë mirënjohës për angazhimin e BE-së për Kosovën. Kjo simbolikë me shumë vlerë na jep besimin se rrugëtimi i jonë drejt BE është i mbushur me miq, ku sot do të veçoja shtetin austriak që ishte lehtësuese në këtë proces”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se duke qenë së bashku mund ta luftojmë pandeminë COVID-19

“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi deri sa të arrijmë vaksinimin e 60% të popullsisë. Qeveria është duke punuar vazhdimisht për sigurimin vaksinave. Le të triumfojmë në këtë betejë së bashku dhe sa më parë”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here