Kryeministrat-ministra të Jashtëm të Shqipërisë, nga Ismail Qemali… Enver Hoxha…Edi Rama

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi që nuk dekretoi ministrin Genc Cakajn në Ministrinë e Jashtme vendosi që të njëjtën pozitë të dekretoj Kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Ramën.

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Alfred Peza ka numëruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë që kanë pasur dy poste.

“Nga Ismail beu te Rama, Kryeministrat- ministra të Jashtëm. Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi Edi Ramën edhe si ministër i Jashtëm, kjo është lista e Kryeministrave të Shqipërisë që i kanë mbajtur këto dy poste, njëherësh:
– Ismail Qemali
– Turhan Pashë Përmeti
– Iljaz Vrioni
– Pandeli Evangjeli (dy herë)
– Ibrahim Biçakçiu
– Enver Hoxha
– Edi Rama”, ka shkruar Peza.

Genc Cakaj ditëve të fundit ka qenë emër shumë i përfolur pasi që i njëjti është propozuar nga Edi Rama për ministër, ndërsa Presidenti Meta kishte vendosur që mos ta dekretoj për shkak të bindjeve të tij politike për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Genc Cakaj është nga Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here