Kryemadhi: LSI gati amendamentet për 8 kërkesat e studentëve

0

Në një deklarate urgjente për mediat, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka kërkuar që t’i jepet zgjidhje studentëve, ndërsa tha se LSI do depozitojë në Kuvend amendamentet për të zgjidhur kërkesat e tyre. Kryetarja e LSI tha se koncesionet marrin 46% te GDP dhe studentët vetëm 1%.

“Shqiptarët të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga situata. Gjendja është kritike, mijëra student po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë.

Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore. Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale.

Sot i propozojmë Kuvendit dy amendamente që do të zgjidhnin 8 kërkesat minimale, ndaj ftoj qeverinë që t’i miratojmë urgjentisht ato. I bëj thirrje Ramës të ulet dhe të përmbushë kërkesat e studentëve, pasi sot, më shumë se kurrë shqiptarët janë me studentët”, deklaroi Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here