Kryeimami Tërnava e uron për festën e Pashkëve, kryeipeshkvin Dodë Gjergji

0

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava i ka uruar kryeipeshkvvit të Kosovës, Dodë Gjergji, festën e Pashkëve duke i dëshiruar atij dhe gjithë komunitetit katolik në Kosovë, gjithë të mirat dhe begatitë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin e kryeimamit Tërnava:
“I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit. Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë.
I nderuari ipeshkv Gjergji!
Festat tona, si gjithherë janë rast i posaçëm për të shprehur e kultivuar mirëkuptimin, respektin, vëllazërinë, dashurinë, solidaritetin e humanitetin për familjen, vëllain, komunitetin e tërë njerëzimin.
Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve i nderur Ipeshk dhe gjithë besimtarët e krishterë me lutje për suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here