Kryegjyqtarit të Prishtinës i digjet vetura zyrtare

0

Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi i është djegur vetura zyrtare e tipit ‘Range Rover’, mbrëmë rreth orës 23:00.

Rastin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi për Indeksonline, mirëpo ai është kursyer nga vlerësimet për shkak të pozitës që mban.
Ai ka thënë se nuk ishte vetura e tij personale, por zyrtare.
“Nuk është veturë personale e imja, është e gjykatës. Më duket se është vetura e parë e gjyqtarëve që është djeg”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.
“Më duhet të përmbahem nga komentet sepse thjesht mund të ketë konotacion, nga pozita që kam nuk më lejohet të jap ndonjë koment”.
“Vetura është tërhequr nga Policia mbrëmë natën. Vetura është djeg rreth orës 23, është shkatërruar brenda tërësisht”, ka treguar Ibrahimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here