Kryediplomati i Malit të Zi: Kufiri nuk caktohet me anë të Rezolutës

0

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiq ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi do të caktohet me anë të “dokumenteve kadastrale” dhe jo me rezolutë.

Këto deklarata kanë ardhur pas votimit të rezolutës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës.

Në një seancë të Parlamentit të Malit të Zi duke reaguar mbi rezolutën e Kosovës ka thënë që edhe më herët ne Bosnje e Hercegovinë është propozuar një rezolutë e tillë por për të cilën ekspertët kanë treguar që “s’ka problem”, transmeton lajmi.net

Ndërsa përfaqësuesi i partisë opozitare Milan Knezheviq ka thënë që po mendon seriozisht të propozojë një tjetër rezolutë për rregullimin e kufijve, teksa e konsideroi rezolutën e Kuvendit të Kosovës si sulm mbi sovranitetin e Malit të Zi.

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute para një jave ka obliguar Qeverinë e Kosovës që të bëjë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here