Krujë:Hamami që ka ruajtur pjesët autentike

0

“Hamami i Krujës trashëgimi e shek. 15, si e lanë barbarët më 23 qershor 2013 dhe si u kthye në identitet në 18 muaj”. Ky status në faqen në Facebook të Kryeministrit Edi Rama, mbi restaurimin e një prej hamameve më të vjetra në Ballkan, atij të Krujës, ka sjellë reagime mbi mënyrën e restaurimit, duke u shprehur se ka humbur autenticiteti. Vetë Kryeministri u është përgjigjur komentuesve duke thënë se “Hamami i Krujës është restauruar nga një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë italianë, suedezë e boshnjakë, në bazë të projektit të bërë nga organizata prestigjioze Cultural Heritage Without Borders, me kërkesë të Ministrisë sonë të Kulturës e me mbështetje të qeverisë suedeze”. “Faktikisht është pastruar një gropë plehrash e mbuluar si varrezë dhe është punuar gur më gur, duke nxjerrë strukturën origjinale dhe kryer restaurimin me të njëjtën teknologji e të njëjtat materiale të përdorura gjatë periudhës otomane”, ka shkruar Rama. Po dje, reagimeve u është përgjigjur dhe Trashëgimia Kulturore pa kufij (CHwB Albania), duke thënë se pas një studimi është vendosur të ruhen pjesët autentike të mbetura duke i rikthyer funksionin fillestar monumentit. “Po ta kishim mbuluar dhe ta kishim lënë sërish në gjendjen në të cilën e gjetëm, me kalimin e kohës, ky monument do të zhdukej, nuk do të ekzistonte më, qoftë dhe vetëm për shkak të efekteve të motit mbi të.

Hamani-i-Krujes-2

Ndoshta do të ishte dashur që vetëm të pastronim dhe të ekspozonim hipokaustin dhe muret e djegura, duke vendosur panele interpretimi për të shpjeguar si ka qenë dikur monumenti. Po, kjo është një përqasje e mundshme, por që i shkon më për shtat një konservimi të tipit muzeor, dhe që në thelb e respekton më së shumti vërtetësinë e monumentit”, thuhet në deklaratën e CHwB Albania. Shtresat e bashkangjitura Hamamit sipas tyre janë bazuar në shembuj të ngjashëm hamamesh të ndërtuara në të njëjtën kohë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here