Kroati Davor Shuker bëhet anëtar i Komitetit ekzekutiv të UEFA-s

0

Kreu i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, është bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Shuker arriti qysh në raundin e parë të zgjidhet në këtë komitet vendimmarrës të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, shkruan Gazeta Express.

Ai mori 28 vota pro nga 34, duke u bërë pjesë e anëtarëve të tjerë. Ky është një lajm tejet i mirë për futbollin kosovar, marrë parasysh miqësinë e madhe të Shuker me Kosovën.

Ishte pikërisht legjenda kroat e futbollit ai i cili vite më parë kishte tronditur serbët me deklaratën e tij se Kroacia do të ishte skuadra e parë që do të luante me Kosovën.

Gjithsesi, neni i FIFA-s që Kosova nuk ka të drejtë të luajë miqësore me shtetet e dala nga Jugosllavia ia pamundësoi këtë dëshirë Shukerit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here