Kroatët ia kanë lakmi digjitalizimit të administratës së Prishtinës

0

Derisa kroatët e vazhdojnë luftën me burokracinë shtetërore, Prishtina qytetarëve të saj u jep shumë mundësi.

Megjithë projektin e-qytetarët i cili ka filluar dy vite më parë në mënyrë që të modernizohet dhe të lehtësohet komunikimi i qytetarëve dhe administratës publike në Kroaci, Prishtina qytetarëve të saj ju ofron ndoshta “stacionin teknologjik” më të mençur në rajon.
Kështu e fillon shkrimin portali më i madh kroat, index.hr, lidhur me modernizimin e shërbimit për nxjerrjen e certifikatave në Komunën e Prishtinës në formë automatike e që zgjatë më pak se dy minuta, transmeton Indeksonline. Tutje ky portal shkruan se në vend të radhëve për nxjerrjen e dokumenteve, qytetarët këtë mund të bëjnë përmes një lloji të bankomatit, duke e futur letërnjoftimin personal, paguan 1 euro dhe aty për aty të merr dokumentin apo certifikatën.
“Stacioni automatik punën 24 orë në ditë dhe e bënë jetën me të lehtë për qytetarët, duke e ulur dukshëm numrin e nëpunësve shtetëror”, shkuan index.hr.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here