Kroacia ndërron ambasadorin e saj në Bosnje, mori pjesë në shënimin e ditës së Republikës Serbe

0

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka njoftuar se është shkarkuar ambasadori kroat në Bosnje e Hercengovinë për arsye se ai mori pjesë në shënbimin e ditës së Republikës Serbe.

Ambasadori i Krocisë në BeH Ivan Del Vekio u shkarkua pasi mori pjesë në këtë ceremoni në Banjkallukë, transmeton Hina, përcjellë portali ONLINE.

Kryeministri Plenkoviq ka thënë se Kroacia nuk ka qenë e njoftuar rreth pjesëmarrjes së ambasadorit të saj në shënimin e ditës së Republikës Serbe në Banjallukë.

“Para së gjithash ai është dashur të konsultohet nëse ka patur ndonjë takim në Banjallukë që nuk ndërlidhet me defilimin dhe akademinë e Ditës së Republikës Serbe. Atë ditë ai nuk është dashur të jetë atje”, ka thënë Plenkoviq.
Kryeministri kroat ka përmendur se ambasadori kroat në BeH gjatë përvojës së tij 5 vjeçare në BeH asnjëherë nuk kishte marrë pjesë në shënimin e Ditës së Republikës Serbe.

“Është pak e pazakontë që në përfundim të mandatit dhe karrierës së tij ka ardhur në këtë situatë. Për këtë shkak ne e kemi tërhequr në konsultime në Zagreb dhe shpejtë do të nisim procedurat e emërimit të ambasadorit tonë të ri në BeH”, ka thënë Plenkoviq.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here