Kroaci:20 vjet pas luftës do të fillojë kompenzimi i femrave të dhunuara.Çka parasheh kompenzimi?

0

Pas gjithë atyre që kemi përjetuar,më në fund po trajtohemi si viktima,dhe jemi të kënaqura.Më mirë vonë se kurrë”-thotë Ana Horvatinec.Edhe përkundër dhunës së madhe të këtyre krimeve,1500-2200,numri më i madh gra,deri më sot që nga konflikti i viteve 1991-1995,20 vite pas luftës,janë injoruar.Kjo deri më tani ishte një temë tabu,por tani 147 femra të dhunuara gjatë luftës kroato-serbe kanë vendosur të flasin dhe të dalin nga hija në të cilën kanë mbetur deri më tani.

Për të riparuar të padrejtën ndaj të dhunuarve të luftës Qeveria kroate ka përpiluar një ligj të cilin parlamenti kroat duhet ta miratoj në fillim të majit.Të dhunuarit seksualisht varësisht nga rasti do të marrin dëmshpërblim deri në 20 mijë euro dhe pastaj do të marrin një pagë mujore në vlerë 320 euro,do të kenë të drejt në sigurime shëndetësore falas dhe do të jenë të përcjellura nga psikologu nën shpenzimet e shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here