Kriza e thellë politike

0

AFRIM CAKA

Zhvillimet e ngjarjeve të fundit në Kosovë kanë marrë përmasa dramatike dhe të rrezikshme për fatin kombëtar. Kosova po përjeton sot krizën e thellë politike të viteve të fundit të këtij shekulli. Lufta pushtetore dhe revanshizmi klanor kanë rrezikuar seriozisht inetersat shtetërore dhe kombëtare deri buzë ekzoditë masiv. Ekzodi i sotëm është erozioni më i madh dhe humbja jonë më e madhe gjatë historisë kombëtare, sidomos eksodi rinor e familjar që rrezikon rëndë substancën etnike. Njerëzit e papërgjegjshëm autoritar të spekulimeve politike e ekonomike ka shkaktuar krizën e thellë politike, sociale, morale e shpirtërore e të korrupsionit, grevat e urisë dhe largimi i të rinjëve janë shprehje e kësaj gjendjeje të padurueshme kombëtare. Autokracia shqiptare zgjodhi gjendjen e amullis dhe të krimit të organizuar për zgjidhjen e krizës kombëtare! Zgjidhjet e tilla kanë pasojat historike dhe mund të përsërisin vetëm tragjedinë kombëtare. Gjendja e krizëz është një grusht i rëndë për demokracinë dhe vetë Kosovën, si dhe një hap nga neodiktatura totalitare. Si m par edhe zgjedhja e presidentës së Kosovës nga zarfi, në një gjendje të amullie e korruptive, është një akt jodemokratik, që thellon krizën dhe destabilizon vendin.

Motivet e krizës së sotme kosovare janë kryesisht politike, korrupsioni institucional, papunësia, për shkak të manipulimit të zgjedhjeve parlamentare dhe shkeljes e të drejtave e lirive re dhe kreatorët e gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të gëzojnë më legjitimietetin demokratik për stabilizimin e gjendjes në vend.

Momenti kritik demokratik kërkon një qeveri të besimit dhe të mirëkuptimit kombëtar për vendosjen e paqes shoqërore, një kushtetutë demokratike për institucionalizimin e shtetit ligjor dhe zgjedhjen e nj presidenti t ri.

Përse kjo nisje Malit të Zi që vrau e preu në luftën e fundit në Kosovë? Si gjithmonë. E çuditshme… E pamatur dhe e papërgjegjëshme është deklarata e një zëdhënësi qeveritar mbi mundësit e vendosjen e vijës së demarkacionit me Malin e Zi, tha: – “Nuk do të thotë asgjë, nëse të bjerë shtëpia këtu apo andej vijës kufitare!”. Një deklatë sa cinike dhe aq banale nga një njeri banal!”. S’di ç’të them. Deklaratat e tilla, të cilat, ç’është e vërteta, sjanë diçka e re, sepse ne jemi mësuar t’i dëgjojmë nonstop tash e sa vjetë, i japin legjimitet një politike kolonialiste të Malit të Zi, e cila plot 140 vjet, që nga “Lidhja e Prizrenit” anekson teritoret, shpërngul dhe asimilon shqiptarët etj. Mos ta harrojmë Debellden me 3200 hektar, Deçanin dhe gjysmën e Mitrovicës. Për të mësuar diçka më shumë nga ky kryengulth makabër, le të kthehemi te ajo histori ngjante pak a shumë me atë të “Kongresi i Berlinit”. Gjithnjë në emër të evropianizimit, pavarësisht nga gjendja reale e kufirit tonë, politike dhe e sigurisë në të cilën gjendet Kosova sot si shtet me sovranitet të lëkundur, gjendje kjo në të cilën solli korrupsionin, largimin në masë nga papunësia dhe varfëria me politikën e saj rrënuese. A thua ishin zakone të kohës dhe natyrisht, gjithçka do të bjerë mbi popullin. Kjo e fundit ishte e pashembullt. Herë e drejtpërdrejtë, herë tinzare nga ata për të cilat armiku ynë ka gjithmonë përvojë. Ishim përseri të vonuar si më parë? Bëmë prap gabime në përzgjedhjen historike, duke e humbur seriozitetin vallë edhe nderin e fill pas tij edhe misteri i madh, të famshmin për të qenë bashkë… Tani është koha më e mirë që intelektualët ta thonë fjalën e tyre… O sot o kurrë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here