Krimineli Ivan Bogdanov në Shqipëri, a po përgatit plan për ndeshjen Shqipëri-Serbi?

0

Ivan Bogdanov këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri.

Huligan serb, Ivan Bogdanov është duke qëndruar në Shqipëri dhe së fundmi thuhet se është parë në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriqi’.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se dje u fol se ishte parë në “Elbasan Arena” së bashku me disa miq të tij, ndërsa sot ka shkuar në stadiumin ku ndoshta mund të luhet Shqipëri-Serbi.

Vizita e tij mund të jetë një parapërgatitje për ndonjë incident të mundshme në ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet në këtë stadium.

Dyshimet e para pas spekulimeve janë se, Bogdanov mund të jetë kopjim i “Ballistit”, i cili disa ditë para se të lëshohej droni mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, kishte vizituar stadiumin në mënyrë që ta planifikonte mënyrën e veprimit.

Ndoshta edhe Bogdanov po përgatit ndonjë incident të mundshëm, për ndeshjen që pritet të luhet pas katër muajsh, në 8 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here