Krim i rëndë në Grac të Austrisë

0

Në mesin e të vdekurve në Grac të Austrisë kur një person ka hyrë me veturë në turmë është edhe një djalë shtatë vjeç, njoftojnë mediat austriake.

Policia e ka arrestuar shoferin ka deklaruar guvernatori Herman Shicenhogfer. Mediat bëjnë me dije se i arrestuari është një shtetas austriak me origjinë boshnjake dhe se ka probleme familjare.

Agjencia AFP njofton se me veturën ka manovruar person me çrregullime mendore.

Shërbimet emergjente kanë dërguar 60 ambulanca dhe katër helikopterë në vendin e ngjarjes për t’i bartua të lënduarit.

Një dëshmitar ka thënë se vetura ka qenë duke ecur rreth 100 kilometra në orë kur ka hyrë në mesin e turmës në shesh.

“Fillimisht kemi menduar se bëhet fjalë për të shtëna pasi që vetura i ka shkatërruar të gjitha karriget”, ka thënë dëshmitari që ka qenë në atë rrugë me shumë kafene.

Në mesin e kalimtarëve ka filluar paniku ku njerëzit kanë tentuar që të ngjiten për ndërtesa.

Drejtori i policisë së provincës Steiermark Jozef Klaminger mendon se shoferi ka probleme psikologjike dhe se pas këtij akti nuk qëndron asnjë fanatizëm.

Kryetari i Gracit Zigfird Nagl ka qenë afër vendit të ngjarjes dhe për pak të ishte edhe ai viktimë e kësaj vozitje të përgjakshme.

Siq thuhet ai ka qenë me motorin e tij në fillim të rrugës ku ka ndodhur ngjarja.

“Vrasësi fillimisht e ka shkelur një çift. Mashkulli ka vdekur menjëherë. Kam menduar se do të ndalet pas kësaj por ai me qëllim ka shtypur edhe kalimtarët tjerë”, ka thënë kryetari.

“Kemi arritur që të shpëtojmë pas një shtylle” ka thënë Nagl duke thënë se diçka të tillë se ka përjetuar asnjëherë.

Presidenti i Austrisë Hajnc Fisher ka thënë se është thellë i shokuar.

Ai ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave dhe qeverisë së provincës ku ka ndodhur ngjarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here