Kreu i LDK-së në Prizren e largon nga komisioni “ekspertin” që i bënë argat PDK-së

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka kërkuar nga Zenel Ahmetaj që të ndërpresë kontributin e tij si ekspert i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për “PrizrenPress” kryetari Haxhi Avdyli.
“Duke marrë shkas nga situata e krijuar ku aktivisti dhe delegati Kuvendit të Degës së LDK-së Zenel Ahmetaj,si ekspert dhe zyrtar lartë financiar jopolitik i Komunës së Prizrenit ,që nga paslufta ,dhe i angazhuar kohë më parë në Komisionin për Ekonomi e Financa në degën tonë ,bien në kundërshtim me njëra- tjetrën, si kryetar i Degës kam kërkuar nga Zenel Ahmetaj të ndërpres kontributin në Komisionin e ekspertëve të degës tonë”, tha Avdyli për “PrizrenPress”.
“Edhe pse pozita e z Ahmetaj në Komunë është e një stafi civil që 15 vite, për shkak të keqkuptimeve dhe implikimit politik momental kam kërkuar mirëkuptim në këtë vendim të cilën zoti Ahmetaj e pranoi dhe mirëkuptoi”.
“Këtë vendim do e paraqes për miratim edhe nga kryesia e degës në mbledhjen e radhës”. /PrizrenPress.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here