Kreu i Gjykatës Supreme të Panamasë i premton Veselit lobim për njohjen e Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Panama, është takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme të këtij shteti, Jose Ayu Prado. Mikëpritësi i Veselit ka premtuar se do ta promovojë njohjen e Kosovës në shtetet e Amerikës Jugore që ende nuk e kanë bërë këtë. Veseli me Pradon kanë biseduar për rëndësinë e konsolidimit dhe sundimin e ligjit, zbatimin e kontratave dhe mbrojtjes së pronës, që i kanë mundësuar Panamasë të ketë nivel të lartë të investimeve të huaja dhe ka siguruar rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Në takim, kryekuvendari Veseli, ka theksuar se Kosova do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme legjislative për të mundësuar një ekonomi funksionale të tregut dhe shkëmbim të përvojës në fushën e sistemit të drejtësisë, që është me interes për Republikën e Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here