Krerët shtetëror të Kosovës njoftohen me ambasadorin e ri britanik në Prishtinë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.
Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës.
Ambasadorin e ri britanik e ka pritur edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari Veseli, pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me gjendjen e aktuale në vend, sfidat, problemet dhe proceset në të cilat është duke kaluar shteti i Kosovës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar një mbështetëse të madhe të vendit tonë.
Ambasadori O’Connell, shprehu kënaqësinë për detyrën që ka marrë dhe përkushtimin për të ndihmuar avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë.
Gjatë ditës edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Kryeministri Mustafa e njoftoi amabasadorin O’ Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, “duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, agjendën evropiane si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi”.
Duke i uruar mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit të tij në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar dhe populli i saj kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha periudhat.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, në takim me kryeministrin shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

kadroi dhe anglezi

o konell

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here