Krerët më të lartë të shtetit përcjellin urime për Pashkët Ortodoks

0

Presidentja eRepublikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i kanë uruar besimtarët ortodoks me rastin e Pashkëve Ortodokse. Ata bashk me urimet i kanë përcjellë edhe lutjet e tyre për mirëqenje, shëndet, begati e harmoni të qytetarëve.

Më poshtë mund t’i lexoni të plota urimet e krerëve më të lartë të shtetit me rastin e Pashkëve Ortodokse:

 
Urimi i Presidentes Atifete Jahjaga:
Me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse, juve, besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, ta kaloni në paqe dhe solidaritet me njëri-tjetrin, me familjet dhe me miqtë tuaj.

Le të na shërbejë kjo Festë e Pashkëve që të përkushtohemi edhe më shumë për ta mirëkuptuar njëri-tjetrin, si qytetarë të barabartë dhe për të ngritur edhe më shumë vlerat e përbashkëta të diversitetit kulturor e fetar si dhe të bashkëjetesës fetare në Kosovë.

Në këtë festë që simbolizon zemërgjerësinë, dashurinë dhe solidaritetin me të gjithë njerëzit në nevojë, Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim.
Me fat Festën e Pashkëve!
Me respekt,
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

 

 

Urimi i kryeparlamentarit Veseli:

 

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të komunitetit ortodoks në Kosovës, ua uroj festën e Pashkëve.
Në simbolikën e ringjalles së Krishtit, ne gjithmonë gjejmë mesazhet e fuqishme morale që na forcojnë besimin në triumfin e të mirës mbi të keqen, të drejtësisë mbi arrogancën dhe krimin.
Është pikërisht ky besim, i cili na jep motiv dhe energji që të punojmë pa u lodhur për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të vendit tonë të dashur. Gëzuar!.

Kadri Veseli
kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës

 

 

Urime i kryeministri Mustafa:

 

Ashtu sikurse edhe në kremtet tjera, edhe për Pashkët Ortodokse, populli i Kosovës manifeston ndjenjën e solidaritetit dhe të mirëkuptimit.

Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, i respektimit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie, kulture dhe feje.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Peshkopit Teodosije dhe besimtarëve ortodoksë serbë të Kosovës ua uroj Pashkët, me shpresën që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe përtëritjes së besimit ta kalojnë në paqe e harmoni.

Në këtë ditë të veçantë, ju uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë qytetarëve si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, më shumë harmoni dhe dashuri në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë.

Ju uroj të gjithëve Pashkët.
Zoti ju bekoftë!

Isa Mustafa
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kadria pashketIsa pashket

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here