Krerët e shtetit të Kosovës e duan me çdo kusht Gjykatën Speciale

0
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar të enjten kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, me të cilët ka diskutuar për themelimin e Gjykatës Speciale.
Në një komunikatë të Presidencës bëhet me dije se presidentja Jahjaga me Mustafën dhe Thaçin ka diskutuar rreth hapave për votimin e amendamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. “Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës nëpërmjet votimit në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Mustafa dhe zv/kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amendamenteve dhe procedimit të ligjit, i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale”, është thënë në komunikatën e Presidencës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here