Krerët e shtetit kërkojnë nga organet e rendit t’i luftojnë grupet kriminale të migrimit ilegal

0

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë kërkuar nga organet e rendit të luftojnë grupet kriminale që po ndihmojnë qytetarëve e Kosovës të ikin jashtë Kosovës në mënyrë ilegale për në vendet e BE’së.
Lexojeni të plotë njoftimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin, zotëri Isa Mustafa, takuan sonte zëvendëskryeministrin, zotëri Kujtim Shala, ministrin e financave, zotëri Avdullah Hoti, ministrin e infrastrukturës, zotëri Lutfi Zharku, zëvendësministrin e jashtëm, zotëri Petrit Selimi, zëvendësministrin e integrimeve, zotëri Ramadan Ilazi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, për të diskutuar hapat që duhet ndërmarrë në zgjidhjen e çështjes së migrimit ilegal.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, së bashku me bartësit e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, biseduan për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së migrimit ilegal, përmes vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës për politikat e shteteve të BE-së ndaj azilkërkuesve, adresimit të shkaqeve të migrimit ilegal, forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit që do të parandalonte edhe grupet kriminale që të përfitojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe ndërmarrjes së hapave për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, me ftesë të tyre, gjatë ditës kanë takuar edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të biseduar për bashkëpunimin në çështjen e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here