Krasniqi: Seanca e të hënës rast për të treguar e kujt është Kosova

0

Publicisti Milazim Krasniqi ka thënë se të hënën ligjvënësit kosovarë e kanë rastin që nëpërmjet diskutimit për Trepçën të tregojnë në raport me të gjithë se e kujt është Kosova. “Kuvendi i Kosovës nesër e ka rastin e shkëlqyer që t’ia rikujtojë Beogradit fashist se e kujt është Trepça dhe e gjithë Kosova. Miratimi i ligjit për Trepçën mund të bëhet pikë kthese për shtetin tonë, jo vetëm në raport me Serbinë fashiste, po edhe me pjesën hezituese të bashkësisë ndërkombëtare. Edhe asaj bashkësie duhet t’i thuhet troç: nuk mund të jetë Kosova shtet i pavarur, ndërsa Trepça të mos jetë pasuri e patjetërsueshme e saj”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here